Kurti priti në takim myftiun Tërnava
28 shkurt 2020
| 12:11
Kryeministri j Kosovës, Albin Kurti, ka pritur sot në takim kryetarin e Bashkësisë Islame të Kosovës myftiun Naim ef. Tërnava.
Kryeministri Kurti ka falënderuar myftiun Tërnava për vizitën dhe shfaqi bindjen se aktivitetet dhe bashkëpunimi do të jetë i ndërsjellë në të mirë të proceseve të vendit.
Me këtë rast, myftiu Tërnava në emër të Kryesisë së Bashkësisë Islame të Kosovës ka uruar kryeministrin Albin Kurti për postin, duke lutur Zotin për shëndet dhe suksese në këtë detyrë dhe të vazhdohet bashkëpunimi me Bashkësinë Islame të Kosovës në të mirë të qytetarëve.
Dy palët u dakorduan se Kosova është një vend ku komunitetet jetojnë në paqe harmoni e bashkëjetesë.
/Epoka e re/