Thaçi alarmon: Mungesa e vendimeve të mençura kanë prishur në mënyrë të ndjeshme raportet speciale me ShBA-në

28 shkurt 2020 | 13:57

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, ka reaguar pas vendimit të kryeministrit Albin Kurti për heqjen e pjesshme të taksës 100 për qind.

Thaçi ka thënë se kokëfortësia dhe mungesa e vendimeve të mençura e kanë thelluar izolimin e Kosovës he kanë prishur në mënyrë të ndjeshme raportet speciale me ShBA-në

“Kokëfortësia, mungesa e veprimeve dhe e vendimeve të mençura, e ka thelluar izolimin e Kosovës dhe ka prishur në mënyrë të ndjeshme raportet tona speciale me SHBA-në. Mbetja në fuqi e tarifës është pengesë serioze dhe e pamundëson bashkëpunimin strategjik dhe investimet e reja të fuqishme amerikane në Kosovë. Prandaj, nevoja që me urgjencë të merren vendimet e duhura ishte kërkesë dhe mesazh kryesor në takim me Sekretarin Pompei dhe me Këshilltarin për Siguri Nacionale, O’Brien”, ka shkruar Thaçi në llogarinë e vet në “Facebook”.

Në këtë kontekst, ai ka kërkyar nga Qeveria e Kosovës që të veprojë në përputhje me interesat e qytetarëve të vendit dhe sygjerimeve të ShBA-së.

“Edhe kërkesa ime e qartë si president për qeverinë, për spektrin politik dhe mbi të gjitha për qytetarët e Kosovës është që pa humbur kohë të merren vendimet e duhura strategjike, të cilat i japin fund izolimit, i hapin mundësi dialogut për arritjen e marrëveshjes përfundimtare dhe e forcojnë miqësinë e përhershme dhe bashkëpunimin strategjik me SHBA-në. Hezitimi eventual për vendime të shpejta, të mençura, të plota e jo të pjesshme është i panevojshëm, sepse këto vendime janë rruga e vetme për t’i arritur qëllimet tona shtetërore dhe strategjike”, ka shkruar Thaçi.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Valon Murati Një marrëveshje që do të përfundonte me zgjidhjen…