Ky është slogani i KQZ-së për zgjedhjet për kryetar të Podujevës
28 shkurt 2020
| 14:51
“Voto për komunën tënde!”. Ky është slogani që do ta shoqërojë fushatën e informimit publik për zgjedhjet e jashtëzakonshme për kryetar të komunës së Podujevës që do të mbahen më 15 mars.
Ky vendim është marrë në mbledhjen e sotme të KQZ-së, ku janë diskutuar edhe çështje të tjera lidhur me përgatitjet e këtij procesi zgjedhor, raporton “EO”.