![](https://www.epokaere.com/wp-content/uploads/2020/02/FD979D7F-7A5F-44A7-A471-59EA49F3D062.jpeg)
Ali Ahmeti: Qerim, jetën ia kushtove kombit, të qoftë i lehtë dheu i Kosovës
28 shkurt 2020
| 23:05
Kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti, ka ngushëlluar familjen Kelmendi me rastin e vrasjes së ish-luftëtarit të UÇK-së Qerim Kelmendi.
Ai përmes një postimi në llogarinë e vet në “Facebook”, ka shkruar se Qerim Kelmendi, jetën ia kushtove kombit.
“Me mosbesim dhe dhimbje të thellë e përjetova lajmin për krimin makabër ndaj shokut tim të ditëve të hershme të organizimit tonë çlirimtar. Qerim, jetën ia kushtove kombit, të qoftë i lehtë dheu i Kosovës për të cilën dhe aq shumë. Ngushëllimet e mia më të sinqerta për familjen dhe miqtë”, ka shkruar Ali Ahmeti.