Trump: ShBA-ja e gatshme të ndihmojë Iranin që të luftojë koronavirusin

01 mars 2020 | 12:51

Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump ka deklaruar se është i gatshëm ta ndihmojë Iranin të përballet me koronavirusin.

“Nëse ne mund të ndihmojmë iranianët për këtë çështje, ne do ta bëjmë… Gjithçka që duhet të bëjnë ata është që të kërkojnë ndihmën tonë”, ka deklaruar Trump.

Ai ka deklaruar ShBA-ja mund të dërgojmë profesionist atje.

Irani është shndërruar në shtetin më të prekur në Lindjen e Mesme nga koronavirusi i ri.

Autoritet e Iranit më 29 shkurt kanë njoftuar se nëntë persona vdiqën në 24 orët e fundit nga koronavirusi i emëruar COVID-19, duke bërë që numri i përgjithshëm i vdekjeve në Iran të arrijë në 43.

Mirëpo shumë kritikë dhe ekspertë janë të shqetësuar se Teherani po fsheh shkallën e vërtetë të përhapjes së koronavirusit.

 

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka bërë sot homazhe të…