Sevilla nuk lejon befasi ndaj Osasunës

01 mars 2020 | 13:56

Sevilla ishte duke fituar me rezultat 2-0 ndaj Osasunës, por kjo e fundit edhe pse pa një lojtar arriti të barazon shifrat në 2-2.

Megjithatë vendasit nuk gabuan dhe shënuan edhe një gol në fund të ndeshjes për të siguruar një fitore shumë të vlefshme (3-2).

Për vendasit dy gola në ketë ndeshje i shënoi Youssef En-Nesyri dhe një tjetër e shtoi Lucas Ocampos, kurse golat për mysafirët i realizuan Aridane Hernandez dhe Roberto Torres nga penalltia.

/Epoka e re/

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Duket e pashmangshme që në këtë epokë të teknologjisë inteligjente,…