Brenda 24 orëve të fundit policia konfiskoi 60 kilogramë substancë narkotike (Foto)

01 mars 2020 | 16:56

Policia e Kosovës (PK), konkretisht hetuesit e Drejtorisë Kundër Trafikimit me Narkotikë, më 29 shkurt, në tri operacione policore kanë arrestuar dhjetë persona të dyshuar dhe kanë konfiskuar afro 60 kilogramë substanca të dyshuara narkotike.

Operacioni kryesor policor është zhvilluar të shtunën në mbrëmje rreth orës 21:00, në rrugën Gjakovë-Klinë, ku pas një procesi hetimor dhe aplikimit të masave siç parashihen me ligjet në fuqi, janë ndaluar dy automjete në të cilat dyshohej se po transportohej substancë e dyshuar narkotike.

Hetuesit e antidrogës së Policisë së Kosovës, në njërën nga automjetet e dyshuara kanë gjetur dhe konfiskuar disa qese të mbështjella me substancë të dyshuar narkotike me peshë totale prej 57.5 kilogramë.

Në këtë rast janë arrestuar katër persona të dyshuar dhe përveç substancave të dyshuara narkotike janë konfiskuar edhe dëshmi tjera relevante si: para, një revole, automjete dhe telefona mobil.

Po ashtu, të shtunën në mbrëmje në dy raste të tjera në Gjakovë dhe në Fushë Kosovë janë arrestuar edhe gjashtë persona të tjerë: pesë shqiptarë dhe një serb, nën dyshimin për “blerje, posedim, shitje dhe shpërndarje të substancave psikotrope analoge” dhe “falsifikim të parasë” dhe po ashtu janë konfiskuar sasi e substancave narkotike dhe dëshmi të tjera që mund të përdoren në procedurë penale. Policia e Kosovës ka theksuar mbetet e përkushtuar në parandalimin dhe luftimin e dukurive negative në vend, në veçanti luftë e pakompromis do të zhvillohet ndaj të gjithë atyre që merren apo abuzojnë me substanca narkotike dhe në një mënyrë apo tjetër rrezikojnë sigurinë apo jetën e të rinjve tanë.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Pak kohë më parë bëri bujë në rrjet një video…