Sturridge ndahet me Trabzonsporin

02 mars 2020 | 11:09

Sulmuesi anglez Daniel Sturridge ka ndërprerë bashkëpunimin me klubin turk Trabzonspor me pajtim të dyanshëm, vetëm tetë muaj pasi firmosi kontratë trevjeçare, raportojnë mediumet turke të hënën.

Sturridge iu bashkua Trabzonsporit si lojtar i lirë në verë, pasi i mbaroi kontrata me Liverpoolin. Mirëpo, është marrë vendim për ndërprerje të bashkëpunimit, ndonëse Sturridge luajti në ndeshjen e fundit.

Ai luajti 55 minuta kundër Beshiktashit ndonëse nuk shënoi gol. Sturridge ka realizuar katër gola në 13 ndeshje për Trabzonsporin këtë stinor. Sulmuesi anglez me gjasë duhet të pres deri në verë për të firmosur për një klub tjetër.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Sot, në orën 17:00 mbahet tubimi i thirrur nga presidenti…