Pique: Na mposhti Reali më i dobët, me të cilin jam përballur në ‘Bernabeu’

02 mars 2020 | 15:23

Gerard Pique beson se Barcelona humbi ndaj Real Madridit më të keq, me të cilin është përballur në kryeqytet, ndërsa Barça doli e mposhtur 2-0 nga “El Clasico” e së dielës në mbrëmje.

“Në pjesën e parë ishte Real Madridi më i dobët, me të cilin jam përballur në ‘Bernabeu’. Ne humbëm një shans për t’i ndëshkuar ata. Duhet të luajmë më mirë se në pjesën e dytë. Humbëm shumë topa dhe kjo i dha vetëbesim kundërshtarit. E përsëris, Reali më la përshtypjen më të keqe të mundshme në pjesën e parë dhe këtë nuk e them si kritikë. Të gjithë kemi probleme në klubet tona, por mendoj se humbëm një mundësi të rëndësishme”, ka thene Pique. “Vështirë ta gjejmë më Real Madridin në këtë gjendje. Ende kemi hapësira përmirësimi. Mund ta fitojmë La Liga-n nëse i bëjmë si duhet gjërat deri në fund të sezonit. Kurdoherë që të humbësh në “Bernabeu”, do të lëndohesh. Kjo, për shkak të rëndësisë së lojës, pikëve… Nëse do të fitonim, ishte një hap i rëndësishëm”, ka shtuar Pique.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Skuadra e Flamurtarit e ka fituar ndeshjen ndaj Vushtrrisë me…