Dren Gashi: Synojmë rezultat pozitiv kundër Prishtinës

03 mars 2020 | 14:04

Skuadrën e Ferizajt e pret edhe një tjetër derbi në mesjavë, pasi të mërkurën do të luajë kundër Prishtinës në stadiumin “Fadil Vokrri”.

Sulmuesi Dren Gashi, ka thënë për “Epokën e re” se Ferizaj mund të marrë rezultat pozitiv në këtë sfidë.

“Ndeshjen e radhës e keni shumë të vështirë kundër Prishtinës. Synimet ndaj ish-skuadrës sime janë të qarta si për mua, po ashtu edhe për klubin që të dalim pozitivisht nga kjo ndeshje që do të jetë e vështirë, pasi që Prishtina po kalon nëpër formë të mirë dhe është një skuadër me traditë të madhe në futbollin e Kosovës”, ka thënë Gashi, i cili realizoi dy gola në fitoren ndaj Llapit.

/Veton ZYMBERI/

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ministrja e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit, Hykmete Bajrami, ka…