Ministri Reka: Integrimi evropian është detyrë e të gjithëve

03 mars 2020 | 15:10

Ministri i Integrimit Evropian, Blerim Reka, për herë të parë të martën ka raportuar në Komisionin parlamentar për Integrim Evropian.

Në ekspozenë e tij, ministri Reka paraqiti të gjeturat në ministrinë që udhëheqë, raportoi mbi realizimin e prioriteteve në integrimin Evropian, si dhe për prioritetet e kësaj ministrie në këtë proces.

Po ashtu, theksoi se mbetet shumë punë për t’u bërë sepse as gjysma e MSA-së nuk është zbatuar, sikur as ERA 1, si dhe mos përmbyllja e IPA 2.

Në këtë drejtim Reka ka theksuar edhe procesin e liberalizimit të vizave ku potencoi edhe një herë çështjen e 61 rasteve të shënjestruara të profilit të lartë të krimit të organizuar dhe të korrupsionit ku nuk janë dorëzuar prova për përfundimin e tyre gjyqësore, gjë e cila po kërkohet prej shteteve hezituese në vendimmarrjen e tyre pozitive të liberalizimit të vizave.

Duke iu përgjigjur pyetjeve të deputetëve, ministri Reka ka potencuar se procesi i integrimit evropian është stafetë maratone, nuk është çështje e një qeverie por është çështje e tërë shoqërisë dhe tërë shtetit.

Ai ka kërkuar që së paku këtu pozita dhe opozita të kenë një unison rreth këtij përcaktimi strategjik për vendin tonë.

Ministri Reka ka ritheksuar se gjatë mandatit të tij do të udhëhiqet nga parimi i llogaridhënies dhe transparencës.

/Epoka e re/

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Zyra e Presidencës së Kosovës ende nuk ka pranuar zyrtarisht…