Ndihmohet portieri Arben Beqiri

03 mars 2020 | 14:47

Humanisti Halil Kastrati, kryetari i skuadrës së Ballkanit, Arsim Kabashi dhe futbollistët e skuadrës nga Suhareka e kanë ndihmuar portierin e Trepçës ’89, Arben Beqiri, i cili është diagnostikuar me tumor në lukth.

“Falënderojmë hoxhën e nderuar humanistin z. Halil Kastratin dhe presidentin e FC Ballkani, Arsim Kabashi, gjithashtu edhe lojtarët e FC Ballkani për organizimin e mbledhjeve të mjeteve të konsiderueshme për ndihmë portierit tonë Arben Beqiri, i cili siç dihet është duke u mjekuar pas një diagnostifikimi me një sëmundje ku shpresojmë se shumë shpejtë do ta përballoj. Aksionet e këtij lloji janë të mirëseardhura dhe edhe njëherë shumë domethënëse dhe falënderuese. Falënderim dhe respekt të gjithë atyre që ndihmuan Benin. Zoti i Bekoftë”, thuhet në njoftimin e Trepçës ‘89.

/Epoka e re/

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ministri i Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Glauk Konjufca, ka…