Vdekja e Bryantit, hetohen 8 policë

03 mars 2020 | 15:50

Tetë policë të qarkut të Los Angeles do të përballen me një hetim disiplinor për shpërndarjen e fotove të frikshme të marra nga skena e rrëzimit të helikopterit në të cilin humbën jetën 9 persona midis tyre dhe basketbollisti i njohur Kobe Brayant dhe vajza e tij 13-vjeçare.

Sherifi i metropolit të Kalifornisë, Alex Villanueva është shprehur se ndihet i shkatërruar për shkeljen e intimitetit të viktimave dhe siguroi që agjentët me urdhër të tij i kanë fshirë të gjitha imazhet nga telefonat e tyre.

Alex shpjegoi gjithashtu se në vendin e rrëzimit të avionit në malet e Calabasas ishin të autorizuar vetëm dy grupe njerëzish për të bërë foto. Stafi legal i zyrës mjekësore dhe hetuesit nga Bordi Kombëtar i Sigurisë së Transportit.

Por disa nga bashkëpunëtorët e tij i kanë shpërndarë brenda dhe jashtë departamentit. Incidenti u raportua për herë të parë nga  ‘Los Angeles Time’ dhe avokatët e familjes së viktimave kanë kërkuar dëmin maksimal dhe hetim të brendshëm për 8 agjentët.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ministria e Shëndetësisë së Shqipërisë ka njoftuar se nuk ka…