Për një muaj IKShPK-ja pranoi 42 raste të dyshuar me koronavirus, por rezultatet dolën negative

03 mars 2020 | 16:25

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës (IKShPK) ka njoftuar se nga data 8 shkurt deri më 3 mars në laboratorin e mikrobiologjisë molekulare në IKShPK me metodën “RT-PCR” janë testuar gjithsej 42 mostra të dyshimta në virusin SARS-CoV-2 dhe të gjitha kanë rezultuar negative.

“Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës (IKShPK) gjatë ditës së sotme me 03 mars 2020, ka marrë informatë nga Klinika Infektive e QKUK për gjashtë raste të dyshimta në COVID-19. Pacientët u kontrolluan nga ekipi i infektologëve në Klinikën Infektive në QKUK dhe iu morën mostrat për testim laboratorik në virusin SARS-CoV-2. Me datë 03.03.2020, në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në IKShPK janë testuar gjashtë pacientë në virusin SARS CoV-2 dhe kanë rezultuar negative, prej të cilave dy të ritestuara negative në virusin SARS CoV-2 dhe një pozitive në Influencën A”, është thënë në njoftimin e IKShPK-së.

Sipas këtij njoftimi nga data 01.02.2020 deri me 03.03.2020 nga aeroporti ndërkombëtar “Adem Jashari” si dhe pikat tokësore kufitare janë depistuar gjithsej 1 879 udhëtarë.

“Nga Aeroporti ‘Adem Jashari’ 327 udhëtarë, Merdare 779, Vërmicë 599, Jarinje 85, Dheu i Bardhë 40, Hani i Elezit 29, Kullë 7, Qafë Morinë 7 dhe Bërnjak 6, udhëtarë”, është theksuar në njoftimin e IKShPK-së.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
KB Rahoveci ka vendosur të tërhiqet nga Ballkan Liga, për…