Prokurori i Shtetit i reagon ministrit Reka, kjo është arsyeja

03 mars 2020 | 16:47

Prokurori i Shtetit ka reaguar ndaj një deklarate të ministrit të Integrimit Evropian, Blerim Reka, i cili nder të tjera ka theksuar se “prej 61 rasteve të profilit të lartë të korrupsionit nuk është përfunduar asnjë. Atëherë mos të habitemi pse po ngec ky proces”.

Këtë deklaratë, ministri Reka e ka bërë gjatë raportimit në Komisionin parlamentar për integrime evropian.

“Andaj, Prokurori i Shtetit sqaron opinionin dhe ministrin e Integrimeve Evropiane, z. Blerim Reka, se pohimet e tij nuk janë të sakta, pasi që deri më tani, në Prokurorinë Speciale të Republikës së Kosovës, janë shënjestruar 61 raste me gjithsej 459 persona të korrupsionit dhe të krimit të organizuar. Po ashtu, njoftojmë opinionin, se nga 61 raste të shënjestruara, 48 prej tyre janë me aktakuza, ndërkaq, 32 raste për të cilat janë ngritur aktakuza i përkasin natyrës korruptive ku janë të përfshirë 229 persona të ndryshëm. Gjithashtu, nga 61 rastet e përgjithshme, 16 raste janë me aktakuza që i përkasin natyrës së krimit të organizuar, ku janë të përfshirë 155 persona”.

“Ndërkaq 14 raste kanë vendim të formës së prerë, 17 raste janë vendosur në shkallë të parë, 17 raste i kemi me shqyrtim gjyqësor, 8 raste janë në fazën e hetimeve ku janë të përfshirë 99 persona, për 4 raste kanë pushuar hetimet ku kanë qenë të përfshirë 11 persona, si dhe 1 rast me pezullim të hetimeve ku është i përfshirë 1 person”, është thënë në reagimin e Prokurorit të Shtetit.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Sulmuesi i Ballkanit, Artur Magani ka bërë me dije se…