Në UGJFA themelohet Ambulanca Universitare

03 mars 2020 | 17:48

Me propozim të Rektorit Prof.Ass.Dr. Artan Nimani, Këshilli Drejtues i Universitetit të Gjakovës “Fehmi Agani” në mbledhjen e mbajtur të martën me datë 3 mars 2020 mori vendim për themelimin e Ambulancës Universitare.

Ambulanca Universitare do të jetë në shërbim të studentëve për ndonjë rast shëndetësor, të paraqitur gjatë kohës së veprimtarisë së tyre të studimeve.

Universiteti i Gjakovës “Fehmi Agani” në vizionin e tij ka për qëllim ofrimin e shërbimeve efikase në Ambulancën Universitare, krijimin e kushteve optimale infrastrukturore dhe krijimin e mjedisit të përshtatshëm.

Universiteti i Gjakovës “Fehmi Agani” është i përkushtuar të zhvillohet dhe më tutje, çdoherë duke bërë progres.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Të martën është hedhur shorti për fazën çerekfinale të Kupës…