Parashikimi i motit për sot dhe nesër

04 mars 2020 | 10:19

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka njoftuar se vendi ynë do të jetë nën ndikimin e masave të ajrit me presion të ulët atmosferik.

Në këtë situatë meteorologjike do të mbajë mot kryesisht i vranët dhe me shi.

“Shi do të bie me intensitet mesatar të lartë, duke përfshirë tërë territorin e Republikës. Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 4-7 gradë celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 9-11 gradë celsius. Do të fryjë erë nga veriperëndimi dhe juglindja mesatare deri e fortë”, është bërë me dije në njoftimin e Institutit Hidrometeorologjik të Kosovës.

/Epoka e re/

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Presidenti i Shqipërisë, Ilir Meta është i vendosur t’i shkojë…