Guardiola: Ka përfunduar gara për titull

04 mars 2020 | 13:22

Trajneri i Manchester Cityt, Pep Guardiola, e konsideron të mbyllur garën për titull në Angli. Diferenca prej 22 pikësh, gjithsesi, është e parikuperueshme për “qytetarët” e vendit të dytë.

“Kampionati ka mbaruar dhe Liverpooli e meriton titullin. Pas kaq shumë lojërave, nëse avantazhi është ai që është, kjo ndodh sepse të kuqtë e meritojnë titullin. Do të doja të isha më afër Liverpoolit në klasifikim, por ky është realiteti. Tani na duhet të vijojmë me ritmin më të mirë të mundshëm, kemi ende shanse për trofe në FA Cup dhe Ligën e Kampionëve”, ka thënë Guardiola.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Presidenti i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, ka marrë pjesë…