Hila: Ndaj Ferizajt vetëm për fitore
04 mars 2020
| 13:32
Prishtina sot nga ora 17:00 në stadiumin “Fadil Vokrri” e pret skuadrën e Ferizajt. Mesfushori Ardit Hila për faqen zyrtare të klubit kryeqytetas, ka thënë se Prishtina e ka në opsion vetëm fitoren.
“Ndeshja me Ferizajn është shumë e rëndësishme për neve pasi që e kemi vetëm një rezultat – fitoren, ndryshe nga ndeshja me Ballkanin që ishin tre rezultatet. Shpresoj në angazhim maksimal dhe t’ia arrijmë qëllimit”, ka thënë Hila.
/Epoka e re/