Komuna e Prishtinës dhe TIKA Kosova nënshkruajnë marrëveshje bashkëpunimi

04 mars 2020 | 13:54

Kryetari i Komunës së Prishtinës, Shpend Ahmeti, ka nënshkruar të mërkurën marrëveshje mirëkuptimi me TIKA Kosova me qëllim të bashkëpunimit për seminare të edukimit special.

Sipas një njoftimi të Komunës së Prishtinës, Programi i Certifikuar të Trajnimit për Praktikuesit e Analizës së Sjelljes së Aplikuar (Applied Behavioral Analysis -ABA) është duke filluar për të gjithë ata që kanë marrë pjesë në seminare të edukimit special të mbajtur vitin e kaluar dhe të cilët kanë fituar të drejtën për t’u pajisur me certifikatë të pjesëmarrjes për këtë çështje.

Komuna e Prishtinës ka falënderuar TIKA Kosova për mbështetjen e vazhdueshme.

/Epoka e re/

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryetari i Komunës së Skenderajt, Bekim Jashari, është takuar me…