Në Prizren organizohet punëtoria për trajnimin e stafit të legalizimit të ndërtimeve pa leje

04 mars 2020 | 14:04

Drejtoria e Urbanizmit dhe Planifikimit Hapësinor në Komunën e Prizrenit, e mbështetur nga stafi profesional i Ministrisë së Infrastrukturës dhe Ambientit, si dhe përfaqësues të Agjencisë Amerikane për Zhvillim Ndërkombëtar (USAID), të mërkurën ka organizuar një punëtori për trajnimin e stafit të legalizimit të ndërtimeve pa leje.

Prezentë në këtë punëtori ishte edhe drejtori i Drejtorisë së Urbanizmit dhe Planifikimit Hapësinor, Fatmir Memaj, i cili me këtë rast shprehu mirënjohjet e tij për ministrinë dhe USAID-in për mbështetjen e tyre.

Trajtimi dhe shqyrtimi i lëndëve për legalizim do të fillojë nga fillimi i javës së ardhshme.

/Epoka e re/

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Partia Socialdemokrate sot ka kërkuar qasje në dokumente zyrtare për…