4 çiklistë përfundojnë në spital prej coronavirusit

04 mars 2020 | 14:06

Pas lajmit për mbylljen para kohe të Turit të Arabisë Saudite në çiklizëm (u zhvilluan 5 nga 7 etapa), organizatorët kanë bërë me dije se disa persona kanë përfunduar në spiral, të prekur nga coronavirusi.

Këta persona, ashtu sikurse të gjithë pjesëmarrësit në Tur (çiklistë, staf, media etj) ishin mbajtur prej 5 ditësh të mbyllur në hotele, si një masë paraprake deri në marrjen e analizave.

Sipas organizatorëve, pas përfundimit të analizave, 12 persona janë prekur nga coronavirusi: 6 italianë, 4 rusë, 1 gjerman dhe 1 kolumbian. Nga këta, 4 persona janë çiklistë (2 rusë, 1 italian e 1 kolumbian), ndërsa të tjerët janë staf.

I prekur nga coronavirusi është një turist, që shoqëronte një nga ekipet pjesëmarrëse në Turin e Arabisë Saudite (UAE Tour). Mësohet se të 12 personat e prekur kanë qenë të gjithë në katin e katërt të hotelit ku ishin akomoduar dhe aktualisht janë në karantinë.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Drejtoria e Urbanizmit dhe Planifikimit Hapësinor në Komunën e Prizrenit,…