Vihet gurëthemeli ‘ndërtimi i ujësjellësit për zonën lindore të Komunës së Istogut’

04 mars 2020 | 14:35

Sot është vënë gurëthemeli për fillimin e punimeve të projekti të shumëpritur dhe jetik “Ndërtimi i ujësjellësit për zonën lindore të Komunës së Istogut” (Pjesa e Mbivadës ).

Ndërtimi i këtij ujësjellësi do të furnizojë me ujë të pijes 12 fshatra të kësaj ane.

Pjesë e kësaj ngjarje ishte kryetari i Komunës së Istogut, Haki Rugova, përfaqësues të nivelit qendror si dhe përfaqësuesit e kompanisë austriake OSTAP dhe Tirohler Rohre.

Rugova ka thënë se ky projekt ka filluar në vitin 2015 dhe është bashkëpunim i Komunës së Istogut me Republikën e Kosovës dhe të Austrisë. “E ndjej vetën shumë krenar që ky projekt po fillon sot. Nga ky projekt komuna e Istogut do të sigurojë 24 orë ujë të pijshëm për qytetarët e saj me çdo cep. Do vazhdojmë të bashkëpunojmë me qeverinë Austriake për projektet tjera me rëndësi të cilat do t’i marrim në formë kreditimi, që jemi të orientuar më shumë tek kanalizimet që të zgjidhet çështja e kanalizimeve”, ka thënë Rugova.

Qytetarët e zonës së Mbivadës në Istog shumë shpejt pritet të kenë furnizim të qëndrueshëm me ujë të pijes, si rezultati i projektit “Ndërtimi i sistemit të ujësjellësit për zonën lindore të komunës së Istogut, projekti ky i cili po realizohet si bashkëpunim mes Komunës së Istogut, Qeverisë së Kosovë si dhe Qeverisë së Austrisë.

/Epoka e re/

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Presidenti i Republikës së Serbisë, Aleksandër Vuçiq, ka bërë me…