Pronari i “Meka Halal Food”: Paga minimale në kompaninë time do të jetë 350 euro neto

04 mars 2020 | 15:07

Pronari i kompanisë “Meka Halal Food”, Burim Piraj, ka vendosur t`i përgjigjet pozitivisht thirrjes se kryeministrit Albin Kurti, i cili ka thënë se paga minimale në sektorin privat duhet të jetë 350 euro neto.

Në profilin e tij në “Facebook”, ai ka shkruar se nga sot në kompaninë e tij nuk do të këtë pagë më të vogël se 350 euro neto.

Ai ka treguar se do të vazhdojë ta respektojë orarin e punës 8 orë në ditë, 40 orë në javë, dhe 18 ditë pushim vjetor.

Postimi i plotë i Pirajt:

Me emrin e Allahut Mëshiruesit, Mirëbërësit!

Unë si individ dhe si punëdhënës tërë jetën time kam qenë i përkushtuar që të bëjë sa më shumë gjëra të mira për atë se Allahu na obligon një gjë të tillë!

Unë nuk jam i pa gabueshëm dhe se vetëm Allahu është i përkryer, prandaj i kërkoj mëshirë dhe falje të Madhit Allah për të gjitha gabimet që i kam bërë me qëllim dhe pa qëllim!

Duke e mbajtur këtë drejtim unë kam vendos që t’i përgjigjem thirrjes së kryeministrit Kurti që paga minimale të jetë 350 EURO neto në kompaninë time, pra sigurimi shëndetësor , sigurimi i pensioneve dhe dreka e punëtorëve do të mbulohet nga kompania jonë, duke respektuar orarin e punës 8 orë në ditë 40 orë në javë dhe 18 ditë pushim vjetor!

Ky vendim hyn në fuqi menjëherë!

Allahu qoftë udhëzues dhe mbështetës i imi, firmës sime dhe mbarë kombit tim!

Për hajr kryeministër kjo nismë!

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Skuadra lidere e IPKO Superligës në futboll, Ballkani ka treguar…