Llapi përmbysi Trepçën ‘89

04 mars 2020 | 15:14

Llapi i Tahir Batatinës është treguar klub i madh për faktin se fitoi me përmbysje ndaj Trepçës ’89 (1-2).

Klubi nga Mitrovica e mbylli pjesën e parë në epërsi të një goli që u realizua nga Arb Manaj, por llapjanët në pjesën e dytë ishin më të mirë dhe shënuan dy gola nëpërmjet Erlis Ymerit dhe Egzon Krasniqit për të marrë pikët e plota nga kjo ndeshje.

Nga ora 17:00 zhvillohet ndeshja e radhës në IPKO Superligë në mes Prishtinës dhe Ferizajt.

/Epoka e re/

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Në ftesat e Qeverisë së Republikës së Kosovës, për shënimin…