Aktakuzë kundër një gjyqtari dhe një polici

04 mars 2020 | 16:09

Kryeprokurori i Prokurorisë Speciale të Republikës së Kosovës, Blerim Isufaj, ka ngritur aktakuzë në Gjykatën Themelore në Prishtinë, Departamenti Speciale, kundër dy të pandehurve me inicialet R.I dhe B.G. për shkak të veprës penale “Ushtrimi i ndikimit” nga neni 424 paragrafi 1 të KPK-së.

“Prokuroria Speciale njofton se i pandehuri R.I. në cilësi të personit zyrtar, gjyqtar në Gjykatën Themelore në Mitrovicë, Departamenti i Përgjithshëm, Dega Skenderaj, në mënyrë të drejtpërdrejtë ka pranuar përfitim pasuror me pretendimin që i njëjti është në gjendje të ushtrojë ndikim të padrejtë mbi vendimmarrjen e personit zyrtar. Po ashtu, i pandehuri më datën 28.08.2019, në veturën e dëshmitarit F.Z. derisa së bashku po udhëtonin nga Skenderaj për në Prishtinë, ka marr nga dëshmitari të hollat në shumë prej 1.500.00€ (njëmijepesëqind euro), me qëllim që i pandehuri të ushtrojë ndikimin e pa drejtë tek Kryetari i Gjykatës Themelore në Mitrovicë, për të marrë vendim për shtyrjen e ekzekutimit të dënimit me burgim, i shqiptuar me Aktgjykimin e formës së prerë të Gjykatës Themelore në Mitrovicë, të datës 26.07.2018 ndaj dëshmitarit F.Z. në kohëzgjatje prej katër (4) vjet e dhjetë (10) muaj dhe ushtrimit të ndikimit të njëjtë tek gjyqtarët e Gjykatës Supreme të Kosovës për prishjen e aktgjykimit të lartcekur me mjetin e jashtëzakonshëm juridik, kërkesën për mbrojtjen e ligjshmërisë”, ka njoftuar Prokurori i Shtetit.

Sipas këtij njoftimi, me këto veprime i pandehuri R.I. ka kryer veprën penale “Ushtrimi i ndikimit” nga neni 424 paragrafi 1 të KPK-së.

“Gjithashtu, i pandehuri B.G. në cilësi të personit zyrtar, polic në Policinë e Kosovës, në mënyrë të drejtpërdrejtë ka pranuar përfitim pasuror me pretendimin që i njëjti është në gjendje të ushtrojë ndikim të padrejtë mbi vendimmarrjen e personit zyrtar, ashtu që i njëjti më 28.08.2019, në veturën e dëshmitarit F.Z., në Fushë Kosovë, ka marr nga dëshmitari të hollat në shumë prej 1000€ (njëmijë euro) me qëllim që i pandehuri të ushtrojë ndikim të padrejtë tek gjyqtarët e Gjykatës Supreme të Kosovës për prishjen e aktgjykimit të formës së prerë të Gjykatës Themelore në Mitrovicë, të datës 26.07.2018, me mjetin e jashtëzakonshëm juridik, kërkesë për mbrojtjen e ligjshmërisë, aktgjykim me të cilin dëshmitarit i ishte shqiptuar dënim me burgim në kohëzgjatje prej katër (4) vjet e dhjetë (10) muaj. Me këto veprime i pandehuri B.G. ka kryer vepër penale ‘Ushtrimi i ndikimit’ nga neni 424 paragrafi 1 të KPK-së”, është thënë në këtë njoftim

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Koordinatori për veprat penale për narkotikë në Prokurorinë Themelore të…