Thaçi kërkon nga lidershipi institucionalë dhe partiakë që të jenë unik në procesin e dialogut

04 mars 2020 | 16:33

Presidenti i Republikës së Kosovës, ka kërkuar nga lidershipi politikë dhe institucional që të jenë unik në procesin e dialogut me Serbinë, ku roli i ShBA-së në këtë proces do të jetë udhëheqës.

Thaçi ka kërkuar që të bëhen bashkë sikurse kanë qenë të bashkuar në Rambuje dhe Vjenë.

Ai në një konferencë për medie, ka thënë se duhet të shfrytëzohet momentumi i krijuar në këtë proces, ku presidenti amerikan, Donald Trump dhe emisari i tij Richard Grenell kanë shtuar vëmendjen për Kosovën dhe rajonin.

Thaçi ka thënë se humbja e këtij momentumi nënkupton çmim. Sipas tij ky çmim ka të bëjë me stagnimin dhe vonesat në zhvillimin e Kosovës.

Ai ka thënë se marrëveshja përfundimtare me Serbinë do të jetë në përputhje me Kushtetutën e Kosovës dhe si e tillë do të ratifikohet nga Kuvendi i Kosovës.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Presidenti i Kosovës në një konferencë për medie ka folur…