LDK-ja në mbledhje urgjente për taksën, flet Mustafa

04 mars 2020 | 17:06

Kreu i LDK-së, Isa Mustafa, ka arritur në selinë e partisë ku po mbahet mbledhja e jashtëzakonshme e Kryesisë së LDK-së.

Mustafa ka thënë se kjo mbledhje po mbahet për t’i koordinuar punët e partisë, duke e paraqitur mbledhjen si të zakonshme.

Ai ka thënë edhe se po koordinohen me partnerin qeveritar, Lëvizjen Vetëvendosje, për të gjetur  gjuhë të përbashkët për heqjen e tarifës ndaj mallrave serbe.

“Nuk e di se çka do të thotë presidenti. Do ta përcjellim tani kur të hyjmë  në zyre. Jemi mbledh që të koordinojmë punët tona ne parti sepse kemi punë çdo dite. Jemi marrë vesh që të mblidhemi ne ora 16:00 kur i përfundojëë punët. Ne po bisedojmë me LV që të kordinohemi e te gjejmë një gjuhë të përbashkët që sa më shpejt të fillojë dialogu, të hiqen tarifat e te krijohet një ambient ku mund te arrijmë një marrëveshje me Serbinë për njohje reciproke”, ka thënë Mustafa.

Në mbledhje të Kryesisë tashmë kanë arritur edhe nënkryetarët Lutfi Haziri e Agim Veliu, si dhe Avdullah Hoti.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, ka thënë se pas përfundimit…