Evropa përjeton dimrin më të ngrohtë të regjistruar ndonjëherë

05 mars 2020 | 10:53

Evropa sapo ka përjetuar dimrin e saj më të ngrohtë të regjistruar ndonjëherë, thonë ekspertët e Bashkimit Evropian për klimën.

Shërbimi i Ndryshimit të Klimës së Kopernikut (C3S) tha se midis dhjetorit 2019 dhe shkurtit 2020, temperaturat ishin 3.4 gradë Celsius mbi temperaturat mesatare krahasuar me vitet 1981 dhe 2010.

Temperaturat ishin 1.4 gradë më të ngrohta se dimri më i ngrohtë i regjistruar më parë, më 2015-16, ka thënë organizata.

C3S ka thënë se Evropa Veriore dhe Lindore veçanërisht u preken nga tendenca e ngrohjes.

Drejtori i organizatës, Carlo Buentempo, ka thënë se situata nuk mund t’i atribuohet vetëm ngrohjes globale, megjithëse ka të ngjarë që ajo të kontribuojë në këto ndryshime.

“Ndërsa kjo ishte një ngjarje me të vërtetë ekstreme në vetvete, ka të ngjarë që ajo të jetë bërë më ekstreme nga tendencat globale të ngrohjes”, ka thënë ai.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Bosnje dhe Hercegovina ka konfirmuar rastin e saj të parë…