Veseli ia bën bilancin njëmujor Qeverisë Kurti

05 mars 2020 | 11:26

Lideri i PDK-së, Kadri Veseli, ka folur për një muaj të Qeverisë Kurti.

Në profilin e tij në “Facebook”, ai ka shkruar se gjatë këtyre 30 ditëve kjo qeveri në politikën e brendshme ka treguar papërgjegjësi, kurse në të jashtmen rrezikshmëri.

Sipas tij, në tridhjetë ditë të Qeverisë Kurti, zhurma dhe arroganca janë bërë mjet për ta arsyetuar mospunën

Postimi i plotë i Veselit:

Në tridhjetë ditë të qeverisë Kurti, zhurma dhe arroganca janë bërë mjet për ta arsyetuar mospunën.

Thuhen shumë fjalë vetëm për t’i ikur përgjegjësisë para qytetarëve. Por, qeveritë e politikanët maten me punë dhe jo fjalë.

Zvogëlohet numri i zëvendës ministrave, por, pakuptueshëm rritet numri i këshilltarëve politikë. Bëhen shkarkime pa procedura, ngarkohen me detyra publike familjarët dhe militantët.

Në politikën e brendshme papërgjegjësi kurse në të jashtmen rrezikshmëri.

Në vend që Kosovës ti ofrohet siguri dhe forcim në marrëdhëniet ndërkombëtare po ndodh e kundërta. Kërcënim dhe dobësim të marrëdhënieve me SHBA-të. Nervozizëm në marrëdhëniet me Shqipërinë e shprehje e vullnetit të mirë me Serbinë.

Një muaj qeverisje, dy çnjohje të pavarësisë së Kosovës. Kjo është pasqyra e këtij njëmujori qeverisës, zhurmë, rrezik dhe pasiguri. Kosova meriton më mire.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Në Klinikën e Kirurgjisë Vaskulare është rritur dukshëm numri i…