Kurti në Prekaz: Ne kemi obligim e borxh të përhershëm e të përjetshëm ndaj Jasharëve

06 mars 2020 | 11:28

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, i shoqëruar edhe nga kryetarja e Kuvendit, Vjosa Osmani, kanë bërë sot homazhe te varri i Komandantit Legjendar, Adem Jashari, dhe familjes Jashari në Prekaz, me rastin e 22-vjetorit të “Epopesë së UÇK-së”.

Kryeministri Kurti ka theksuar se pas seancës së djeshme të Kuvendit të Kosovës dhe pas parakalimit të Forcës së Sigurisë së Kosovës, sot, u bënë bashkë në Prekaz për të nderuar 22-vjetorin e “Epopesë së UÇK-së”, për të bërë homazhe te varret e Jasharëve, të kësaj familjeje e cila siç theksoi kryeministri Kurti e ka vulosur Prekazin si kryeqytet të kryengritjes shqiptare.

“Ne kemi obligim e borxh të përhershëm e të përjetshëm ndaj Jasharëve dhe këtë do të mund ta shlyejmë vetëm me punë të përditshme për shtetndërtim, për zhvillim dhe për drejtësi”, u shpreh kryeministri Kurti, duke bërë të ditur se pas këtyre homazheve, do të vizitojnë edhe familjen Jashari, përkatësisht bacën Rifat.

/Epoka e re/

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ndeshja Vushtrria - Prizreni e hap javën e 18-të të…