Senatorja Warren largohet nga gara presidenciale

06 mars 2020 | 11:30

Senatorja e shtetit Massachusetts, Elizabeth Warren, po i jep fund fushatës presidenciale në garën brenda demokratëve.

Largimi i senatores vjen pas rezultateve zhgënjyese që ajo pati në zgjedhjet paraprake të Super të Martës, në të 14 shtetet që votuan. Ajo madje humbi në shtetin e saj, Massachusetts.

Senatorja Warren, ish-profesoresh e së drejtës në Universitetin Harvard, bëri fushatë me moton e “ndryshimit të madh strukturor” për të luftuar korrupsionin dhe rolin e parasë në politikë.

Gjatë fushatës, ajo mbrojti një sërë kauzash liberale si kujdesi shëndetësor për të gjithë, anulimi i borxheve studentore dhe copëzimi i kompanive gjigante teknologjike si “Facebook”.

Por senatorja 70-vjeçare, e cila në nëntor kryesonte në sondazhet kombëtare, u përball me pikëpyetje serioze për planin e saj të reformës shëndetësore, realizimi i të cilit do të kushtonte 20.5 trilionë Dollarë. /voa/

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ka përfunduar edicioni i 11-të i turneut përkujtimor ndërkombëtar në…