Telekomi ftoi policinë e Krimeve Ekonomike për bastisje

06 mars 2020 | 11:37

Telekomi i Kosovës ka iniciuar kallëzim penal dhe ka ftuar organet kompetente që të merën me një rast të dyshimtë për mashtrim të kompanisë.

Sipas njoftimit nga Telekomi, ata janë njoftuar nga mediat për arrestimin e një personi.

“Telekomi i Kosovës në momentin që ka vërejtur se ka dyshime për mashtrim të kompanisë konform obligimeve ligjore që ka, ka iniciuar kallëzim penal dhe ka ftuar organet kompetente që të merren me rastin. Organet kompetente janë përgjigjur pozitivisht dhe si rezultat i punës së tyre dhe bashkëpunimit me ne, me aq sa jemi informuar nga mediat edhe është arrestuar një person. Si Telekom i Kosovës i kemi thënë organeve të rendit që jemi të hapur në çdo kohë për çdo gjë që atyre ju intereson vetëm dhe vetëm që e vërteta të del në pah”, thuhet në njoftimin e Telekomit.

Bëhet fjalë për një mashtrim prej 105 mijë e 840 eurosh, nga një shtetas nga Maqedonia e Veriut i cili njoftohet se ka përdorur dokumente të falsifikuara për një kontratë për ofrimin e disa shërbimeve.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Rreth 15 milionë euro llogaritet fatura e borxhit të ujit…