Serbia konfirmon rastin e parë me koronavirusin e ri

06 mars 2020 | 11:39

Në Serbi është konfirmuar rasti i parë me koronavirusin e ri, ka njoftuar ministri i Shëndetësisë, Zllatibor Llonçar.

I infektuari, është një burrë 43-vjeçar nga Subotica, i cili e ka vizituar Budapestin. Atje, motra e tij kishte probleme me frymëmarrjen. Ai aktualisht është vënë në karantinë në një spital të Suboticës.

“Ai është kthyer nga Budapesti dhe nuk është ndjerë mirë. Pacienti ka treguar përgjegjësi dhe është izoluar menjëherë. Testi i infeksionit tregoi se ai është pozitiv në koronavirusin e ri”, ka thënë Lonçari.

Ministri i Shëndetësisë ka thënë se nuk kishte vend për panik dhe frikë.

“Serbia është e gatshme, çdo gjë që kërkon profesioni, ne do të bëjmë”, ka thënë Lonçari.

Globalisht, autoritetet kanë konfirmuar mbi 92 000 raste të prekura me koronavirus.

Shumica e tyre, mbi 80 000 janë në Kinë, vendin e origjinës së koronavirusit.

Në të gjithë botën, mbi 3 000 njerëz kanë vdekur nga COVID-19, sëmundja që e shkakton koronavirusi.

Në SHBA, numri i të vdekurve aktualisht është 12, ndërsa të infektuar janë mbi 200.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Telekomi i Kosovës ka iniciuar kallëzim penal dhe ka ftuar…