Rikthimi i Curryt nuk e shpëton Golden Staten nga humbja

06 mars 2020 | 12:00

Skuadra e Clippersave fitoi me rezultat 120-105 ndaj Houstonit, një përballje mes dy ekipesh pretendente në Konferencën e Perëndimit.

Ndeshje e dominuar nga kalifornianët, ku u dallua Leonard, autor i 25 pikëve, ndërsa për Houstonin u dallua Westbrook, autor i 29 pikëve e 15 rebound, por që mbetën për statistikë.

Fiton edhe ekipi kampion i Torontos, që mposhti me rezultat 121-113 Golden State, sfidë me rivalitet dhe emocione në pjesën e dytë. Për kanadezët u dalluan Powell me 37 pikë e Lowry me 26 pikë e 10 asistime. Te Golden State u rikthye pas gati 4 muajsh pushim për shkak të dëmtimit Stephen Curry, që realizoi 23 pikë, por që s’mjaftuan. Në sekondat e fundit ka fituar Charlotte, që mundi 114-112 Denverin. Humbje e papritur kjo për Denverin, ku mungoi lojtari lider, ndërsa për Charlotte u dallua Graham me 24 pikë. Philadelphia, falë 28 pikëve e 14 rebound të Harris mposhti 125-108 Sacramento (Fox 23 pikë). /Telesport/

Rezultatet

Charlotte – Denver                   114-112
Houston – Clippers                  105-120
Sacramento – Philadelphia     108-125
Golden State – Toronto           113-121

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Nga Telekomi i Kosovës kanë dhënë detaje për bastisjen e…