Tërmkolli: LDK-ja duhet të tërhiqet urgjentisht nga qeveria

06 mars 2020 | 12:44

Ish-deputetja e LDK-së, Melihate Tërmkolli, ka thënë se partia në të cilën vepron duhet të tërhiqet urgjentisht nga qeveria.

Ajo përmes një postimi në llogarinë e saj në “Facebook”, ka shtruar pyetje se ‘A është në terezi kjo qeveri?!’.

“As diktatori Enver Hoxha në kohë të tij sigurisht nuk do t’i referohej SHBA-ve me kaq poshtërim e papërgjegjësi se që po i referohet Kryeministri Albin Kurti dhe këshilltarët e tij (Erzen Vraniqi, Elvis Hoxha etj)”, ka shkruar Tërmkolli.
Ajo ka theksuar se LDK-ja duhet të marrë rolin e saj në drejtimin e proceseve politike në vend dhe ndërtimin e një konsensusi politik kombëtar për realizimin e interesave të shtetit dhe popullit tonë.

“Veprimi më i drejtë është tërheqja urgjente e LDK-së nga qeveria dhe gjetja e rrugëve për rikuperimin e marrëdhënieve tona me SHBA dhe me të gjitha shtetet tjera mike e partnere si dhe ngritja e përgjegjësisë institucionale përfaqësuese në nivelin më të lartë të interesave të vendit tonë”, ka shkruar Tërmkolli.

Postimi i plotë i saj:

A është në terezi kjo qeveri?!

A janë në terezi këta të qeverisë apo kanë shkalluar?! As diktatori Enver Hoxha në kohë të tij sigurisht nuk do t’i referohej SHBA-ve me kaq poshtërim e papërgjegjësi se që po i referohet Kryeministri Albin Kurti dhe këshilltarët e tij (Erzen Vraniqi, Elvis Hoxha etj).
Kryeministri Kurti dhe këshilltarët e tij janë shembulli më eklatant i sjelljes së pashembullt në gjithë historinë politike të Kosovës, ndaj përfaqësuesëve më të lartë të SHBA-ve, Presidentit të saj z. Donald Trump dhe të dërguarit të tij special për të ndihmuar bisedimet mes Kosovës dhe Serbisë, z. Grenell.
Kjo papërgjegjësi aq e madhe ndaj vendit më miqësor dhe më kontribues për lirinë dhe pavarësinë e vendit tonë, jo veç ka vënë në shkallën më të ulët raportet tona shtetërore e miqësore por ka shkelur edhe mbi normat dhe kodet më elementare të sjelljes politike ndaj një vendi siç është SHBA.
Veprimi më i drejtë është tërheqja urgjente e LDK-së nga qeveria dhe gjetja e rrugëve për rikuperimin e marrëdhënieve tona me SHBA dhe me të gjitha shtetet tjera mike e partnere si dhe ngritja e përgjegjësisë institucionale përfaqësuese në nivelin më të lartë të interesave të vendit tonë.
LDK duhet të marrë rolin e saj në drejtimin e proceseve politike në vend dhe ndërtimin e një konsensusi politik kombëtar për realizimin e interesave të shtetit dhe popullit tonë.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Skuadra e Bayern Munchen ka marr një lajm të mirë,…