Ruçi për ultimatumin e Metës: E ka derën e hapur

06 mars 2020 | 13:03

Gjatë konferencës për media me homologun austriak, Ëolfgang Sobotka, kryetari i Parlamentit të Shqipërisë, Gramoz Ruçi, ka folur për herë të parë për përplasjen e ashpër mes presidentit Ilir Meta dhe kryeministrit Edi Rama.

Sipas kreut të parlamentit, si presidenti, edhe kryeministri, kanë të drejtë në vendimet që marrin, duke thënë se edhe kthimi i dy dekreteve të fundit nga Meta do të shqyrtohet me kujdes nga Kuvendi.

Referuar deklaratës së presidentit Meta se nëse qeveria nuk merr parasysh dekretin e tij për ndryshimet në ligjin për betimin e gjyqtarëve dhe prokurorëve, pas 15 marsit do të shkojë në parlament dhe do të firmosë aty brenda shpërndarjen e institucionit ligjvënës, Ruçi ka thënë në mënyrë të koduar se Meta e ka derën të hapur dhe se e mirëpret sa herë të dojë të vizitojë parlamentin.

“Si kryetar i parlamentit them se kemi në fokus hapjen e negociatave, reformën në drejtësi dhe transparencë për fondet e Konferencës së Donatorëve. Secili institucion është legjitim në vendimet që merr, edhe presidenti në dekretet që miraton ose kthen. I tillë është edhe me dy dekretet e fundit, që Kuvendi do t’i shqyrtojë me kujdes, brenda afateve. Mirëpres Presidentin sa herë që ai dëshiron të vizitojë parlamentin. Ose do të mirëprisja apo lexoja çdo mesazh që ai do t’i drejtonte me shkrim parlamentit”, ka deklaruar Ruçi, raporton “Top Channel”.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Në komunikimin e përditshëm të Task-Forcës në Ministrinë e Shëndetësisë,…