Mayweather kërkon 600 milionë dollarë për tu rikthyer në ring

06 mars 2020 | 13:05

Sportisti më i paguar i dekadës, Flloid Mayweather nuk do të pranojë të ndeshet sërish në ring, në përballjet që po ndërthurin spektaklin me boksin e vërtetë së fundmi.

Amerikani pretendon 600 milionë dollarë fitime në rast se do të vihet përballë yjeve të Arteve Mikse Marciale, Conor McGregor dhe Khabib Nurmagomedov e madje duket se ofertat nuk mungojnë dhe do të ndeshet me ta brenda të njëjtës ditë.

I njohur për jetën e tij ekstravagante dhe kthimin e markës në një emër global që u bë një minierë ari në pak kohë, Floid Mayweather nuk ka garuar në një ndeshje profesioniste që prej vitit 2017, kur fitoi ndaj Mekgregor. Por së fundmi ai ka paralajmëruar rikthimin në ring në atë që po cilësohet si ndeshja më e pasur në histori.

43-vjeçari që fitoi 300 milionë Dollarë nga sfida me Mekgregor, pati një takim këtë javë me presidenten e UFC, dhe sipas mediave ai ka pranuar të luajë ndaj rivalëve. Por ndeshja eventuale nuk pritet të ndodhë para verës, pasi të përfundojë kalendari i planifikuar, dhe sfida e mbrojtjes së titullit për Nurmagomedov në Nju Jork ndaj Toni Ferguson.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Gjatë konferencës për media me homologun austriak, Ëolfgang Sobotka, kryetari…