Fetahu i PDK-së premton ndërtimin e qendrës për të moshuar në Podujevë

06 mars 2020 | 14:02

Kandidati i Partisë Demokratike të Kosovës për kryetar të Podujevës, Naim Fetahu, së bashku me deputeten e Kuvendit të Kosovës, Valdete Idrizi, kanë vizituar Shoqatën e Pensionistëve.

Gjatë bashkëbisedimit me të moshuarit, ai ka dëgjuar problemet dhe sfidat me të cilat ata ballafaqohen tani e disa vjet në Podujevë.

Me këtë rast, Fetahu u ka premtuar atyre se në mandatin e tij të parë si kryetar do të ndërtoj Qendrën për të Moshuar në Podujevë, me të gjitha kushtet përcjellëse që ata të kenë një ambient të rehatshëm për qëndrim.

Po ashtu, Fetahu ka premtuar edhe krijimin e shumë hapësirave të gjelbërua në qytet, ku të moshuarit do të mund të dalin dhe të kalojnë kohën e tyre, raporton “EO”.

Deputetja Valdete Idrizi u ka kërkuar që të votojnë për Naim Fetahun më 15 mars sepse sipas saj programi i tij për të moshuarit është programi i cili do të zgjidhë problemet e tyre.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Në mjediset e Ministrisë së Mbrojtjes, nën organizimin e Njësisë…