Ministri i Shëndetësisë i Maqedonisë së Veriut: Ndeshja kundër Kosovës të zhvillohet pa shikues  

06 mars 2020 | 14:50

Ministri i Shëndetësisë i Maqedonisë së Veriut, Venko Filipçe, ka propozuar që ndeshja ndaj Kosovës të luhet pa tifozë. Ky propozim pritet t’i dorëzohet Federatës së Futbollit Maqedonas, para se të merret vendimi final.

“Të gjitha garat sportive, duke përfshirë ndeshjen Maqedonia e Veriut – Kosova, për mendimin tim duhet të luhen pa shikues. Ne do të rekomandojmë ndalesën për shikues edhe për një javë, deri më 13 mars. Por varësisht nga situata, mund të vendosim ndryshe”, ka thënë Filipçe në një konferencë për shtyp.

Pritet që në orët në ditët në vazhdim të merret dhe vendimi zyrtar në lidhje me këtë përballje. Kujtojmë që biletat ka disa ditë që kanë dalë në treg. Interesimi ka qenë i jashtëzakonshëm nga tifozët dhe sipas Federatës së Maqedonisë së Veriut janë shitur të gjitha biletat e këtij dueli.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Qeveria e Kosovës ka emëruar Naim Gashin, drejto të Agjencisë…