Haxhiu: Institucionet e shtetit, policia, prokuroria e gjykata, duhet të jenë në mbrojtje të viktimave

06 mars 2020 | 16:04

Me rastin e Ditës Ndërkombëtare të Gruas, ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu ka marrë pjesë në Konferencën “Dhuna në familje dhe në baza gjinore: Thyerja e Heshtjes”, të organizuar nga Ambasada e Francës në Kosovë dhe UN Women.

Gjatë kësaj konference, Ministrja Haxhiu ka shpalosur prioritetet e Ministrisë së Drejtësisë kundër dhunës në familje dhe dhunës mbi baza gjinore.

“Pabarazia dhe dhuna, veçanërisht ajo gjinore, janë të lidhura ngushtë mes vete. Si qeverisje e re jemi të përkushtuar që të zbusim pabarazinë ekonomike, por po ashtu jemi thellë të përcaktuar që të mbrojmë dhe ndihmojmë gratë që janë viktimë e kësaj dhune. Institucionet e shtetit, policia, prokuroria e gjykata, duhet të jenë në mbrojtje të tyre dhe jo të paragjykojnë viktimat”, ka deklaruar ministrja Haxhiu.

Para të pranishmëve, ministrja Haxhiu ka folur për rëndësinë e luftimit të çdo lloj forme të dhunës me theks të veçantë asaj në baza gjinore.

Ministrja Haxhiu ndër tjerash ka folur edhe për përkushtimin e Qeverisë për luftën kundër dhunës në familje ndërsa ka treguar se Qeveria e Kosovës ka ndarë buxhet për strehimoret për të cilat Ministria e Drejtësisë ka bërë kërkesë që t’i kthej nën ombrellën e këtij dikasteri.

/Epoka e re/

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ministrja e Kulturës Rinisë dhe Sportit, Vlora Dumoshi, ndodhet në…