Sulmohet një police në Prishtinë

07 mars 2020 | 15:15

Gjatë një shqiptimi të një tikete në rrugën “Imzot Nikë Prela”, në Prishtinë, i dyshuari ka sulmuar zyrtaren policore.

Sipas njoftimit të policisë thuhet se sulmi ndaj policisë ka ndodhur, derisa patrulla policore ishte në kryerje të detyrës zyrtare, gjatë një shqiptimi të një tikete për kundërvajtje.

Policia ka bërë të ditur se i dyshuari është arrestuar dhe pas konsultimit me prokurorin i njëjti është liruar në procedurë të rregullt.

“Rr. Imzot Nikë Prela, Prishtinë 06.03.2020 – 18:30. Patrulla policore deri sa ishte në kryerje të detyrës zyrtare, gjatë shqiptimit të një tikete kundërvajtje, nga i dyshuari mashkull  kosovar  është kanosur zyrtarja policore femër  kosovare. I dyshuari është arrestuar dhe pas konsultimit me prokurorin i njëjti është liruar në procedurë të rregullt”, thuhet në njoftimin e policisë.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Në ditën e fundit të manifestimit të ditëve të “Epopesë…