Osmani: Duhet të marrim vendime konkrete që fuqizojnë rolin e gruas në shoqëri

08 mars 2020 | 11:48

Kryetarja e Kuvendit të Kosovës. Vjosa Osmani, në konferencën e organizuar nga Forca e Sigurisë së Kosovës me rastin e 8 marsit – Ditës së Gruas, me temën “Fuqizimi i gruas në institucione dhe roli i saj në zhvillimin e shtetit”, ka kërkuar që të gjithë së bashku të japim kontribut në fuqizimin e gruas.

“Ne duhet të ndihemi të kënaqura me rolin tonë në qoftë se pozicionin publik që e ndajmë na ka mundësuar që në radhë të parë ta ngrisim zërin për problemet me të cilat ballafaqohen gratë dhe vajzat në shoqërinë tonë dhe së dyti që të mos mbetet vetëm zë e mos të mbetet në letër – por të marrim vendime konkrete që fuqizojnë rolin e gruas në shoqëri”, ka thënë Osmani.

Kryeparlamentarja ka kërkuar që mos të lejojmë që gratë të mos trajtohen si duhet në profesionet e tyre.

“Sot nuk duhet të lejojmë që në Kosovë në cilin do profesion gruaja të mos trajtohet si duhet dhe si jo punëtore”, ka deklaruar Osmani.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Me rastin e Ditës Ndërkombëtare të Gruas, kryetari i Nisma…