Pak optimizëm për paqe në Afganistan

08 mars 2020 | 13:15

Marrëveshja për paqe e arritur në Afganistan mes talibanëve dhe SHBA-së mendohet nga analistët se do të jetë e vështirë të zbatohet për shkak të fraksioneve të ndryshme politike të talibanëve.

Në Afganistan janë të ulëta premisat për paqe pasi grupet talibane vazhdojnë të ndajnë pikëvështrime të ndryshme politike.

Marrëveshja paqësore u firmos më 29 shkurt në kryeqytetin e Katarit mes Shteteve të Bashkuara dhe fundamentalistëve talibanë, për t`i dhënë fund luftës 18-vjeçare, më e gjata në historinë amerikane dhe për t’i hapur rrugë dialogut ndërafgan.

Por lidershipi taliban urdhëroi rifillimin e sulmeve mbi forcat qeveritare të sigurisë, kur presidenti i vendit Muhamed Ashraf Gani refuzoi lirimin e 5 mijë të burgosurve rebelë brenda 10 ditëve nëse nuk ka garanci që nuk do të angazhohen në akte dhune.

“Ka disa grupe talibanësh, dhe ata që janë në kryeqytetin Doha në Katar ndoshta nuk i përfaqësojnë të tërë” është shprehur analisti Naim Ajubzada.

Talibanët gjithashtu kanë refuzuar pjesëmarrjen për dialogun ndërafgan të planifikuar më 10 mars.

Sipas ekspertit të politikës afgane, Ajubzada, situata aktuale ka ekspozuar brishtësinë e paktit për paqe. Edhe Uashingtoni ka kërkuar mbajtjen e zotimeve.

“Kjo është një nga arsyet pse njëri grup takohet për negociata ndërsa grupet e tjera vijojnë operacionet ushtarake. Mendoj se talibanët janë të çorganizuar dhe jo unik për çështjen e paqes” ka theksuar analisti afgan. /Ora News.tv/

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Salihe Salihu, PhD kandidat Në 110-vjetorit të përcaktimit të 8…