Zeneli: Më 26 mars Vokrrin dhe kombin do t’i bëjmë krenarë
Ylli i Kosovës në futboll, Arbër Zeneli, përmes një postimi në Instagram ka paralajmëruar Maqedoninë e Veriut, para ndeshjes së “play-off”-it në Ligën e Kombeve.
I rikthyer nga lëndimi, sulmuesi i Reimsit, ka kujtuar legjendën Fadil Vokrri teksa ka thënë se më 26 mars do të luajnë që ta bëjnë krenar Vokrrin dhe kombin shqiptar.
“Ky gol ishte dedikuar për një person të veçantë! Një person që e çoi futbollin tonë në një nivel tjetër. 26 marsi është dita ku ne mund të bëjmë histori dhe ta bëjmë atë dhe kombin tonë krenar! #sërishvjenmarsi”, ka përshkruar Zeneli një fotografi gjatë festimeve për një gol, teksa në duar mbante fanellën me fotografinë e Vokrrit.
Maqedoni e Veriut – Kosovë luhet më 26 mars në Shkup. Ajo është gjysmëfinalja e Ligës D të Ligës së Kombeve. Në rast se Kosova fiton atë ndeshje, ajo do të përballet më 31 mars me fituesin e duelit Gjeorgji-Bjellorusi për të arritur kualifikimin në “Euro 2020”.
https://www.instagram.com/p/B9crzwYHNlX/?utm_source=ig_web_copy_link