Haradinaj kërkon konferencë dyditore për Kosovën para arritjes së marrëveshjes finale me Serbinë

08 mars 2020 | 13:38

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ramush Haradinaj, ka kërkuar që të mbahet një konferencë dyditore në Kosovë në të cilën përfaqësuesit institucionalë dhe politikë do të dakordoheshin për marrëveshjen finale me Serbinë.

Haradinaj në një konferencë për medie ka thënë se pjesë e kësaj konferencë duhet të jenë edhe ShBA-ja dhe BE-ja.

“Konferenca dyditore duhet të jetë e përbërë nga kryetarët e partive politike. Aty do të ftoheshin udhëheqësit e dialogut, ShBA-ja dhe lehtësuesit BE-ja”.

“Kjo konferencë e Kosovës në Kosovë, fillimisht kishte mundur të krijojë në qëndrim unik Kosovës në këtë aspekt. Ku do t’i kishte lehtësuar punën edhe ndërmjetësuesit Amerikës dhe lehtësuesit BE të arrijnë një marrëveshje”, ka thënë Haradinaj.

https://www.facebook.com/RamushHaradinajOfficial/videos/212086306829455/

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Vlora Çitaku Unë i takoj pakicës fatlume. Të jesh grua…