Sevdije Hoxha Balaj, nëna e çlirimtarëve

08 mars 2020 | 14:57

Bahtijar H. Hoti

Sevdije Hoxha Balaj, edhe pse iku fizikisht (16.08.1936 – 01.03.2020), publiku, pra Kosova mbarë, duhet të dijë se kush ishte në të vërtet ajo. Ajo ishte bijë e familjes së Haki Hoxhës nga Bllaca, i përndjekur e i larguar, jetoi në Shkup e që bëri shumë për Atdheun. Duke filluar nga aktivitete edhe luftërat për çlirim në UÇK-në e Kosovës dhe UÇK-në Kombëtare në Maqedoninë e Veriut.
Nënë Sevdija, së bashku me bashkëshortin, bacën tonë, Selimin, që në vitet e hershme të 80-ta ishte shndërruar në prind të të gjithë atyre BETIMTARËVE, shpresë LIRIE, pra LPRK-së, LKÇK-së e UÇK-së, e që nuk ishin të paktë. Ata ishin vlerë e guximtarë të kohës, ishin dritësjellës të Atdheut, ishin shpresa e së ardhmes së Atdheut. Këtë ajo, me moshën e saj e kuptoi më së miri, prandaj ishin në shtëpinë e saj, ku e pushuan trupin, ushqyen trupin, diskutuan të ardhmen dhe moren vendimet plot dritë për të ardhmen e vendit në pranin e saj dhe shtëpinë e saj!
Ishin anëtarët e LPRK-së, Agush Buja me vëllezër e shumë shokë tjerë veprimtarë, ishte kryetari i LKÇK-së e heroi Bahri Fazliu, dëshmori Safet Latifi, luftëtarët e komandantët më të zotë e zellshëm n’kohë, Sabit Gashi, aty ishte dhe motra e heroit Agron Rrahmanit, Valbonë Rrahmani, Smajl Latifi, kom. BAT, Fatmir Humolli, zv. kom ZOLL, Rexhep Morina kom. për moral, Haziz Bici, kom. BAT, Feim Bala, komandanti i parë i BRIG 123 ZOP, biri juaj Abedin Bala me vëllëzerit, sot titullar gjeneral Enver Cikaçi, luftëtari i dalluar Reshat Balaj, e shumë e shumë luftëtarë çlirimtarë. Të gjithë u ushqyen organikisht e shpirtërisht nga ajo.
Nëna Sevdije është nënëmadhe, sepse sot janë të shumtë ata që e kujtojnë dashurinë në kohërat ma të vështira që ua dhuroi ajo!
Faleminderit nënë Sevdije për rreshtimin e drejtë dhe reflektimin pozitiv në kohën më të vështirë të Atdheut tonë!
Ju jam mirënjohës duke qenë i rreshtuar drejtë dhe kontribuar në interes të përgjithshëm, duke ju kujtuar freskët e me dashuri, juve lavdi ndër breza nënë Sevdije!

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Me rastin e shënimit të 8 Marsit, Ditës Ndërkombëtare të…