Nitaj: Institucionet që përfaqëson Hoti janë bërë ‘pikë e pesë’ për çështjen e dialogut

08 mars 2020 | 17:46

Nënkryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Muharrem Nitaj, ka reaguar ndaj deklaratës se zëvendëskryeministrit Avdullah Hoti, i cili ka kundërshtuar idenë e ish-kryeministrit Ramush Haradinaj që të mbahet një konferencë dyditore në mes të liderëve institucionalë e politikë para marrëveshjes përfundimtare me Serbinë.

Nitaj ka thënë se institucionet që i përfaqëson Hoti janë bërë pikë e pesë sa i takon dialogun me Serbinë.

“Kur njeriu e lexon Avdullah Hotin se Kosova nuk ka nevojë për konferencë të liderëve sepse ajo i pasa institucionet kushtetuese, në pamje të parë të duket se ai është korrekt. Por kur e di se këto institucione janë bërë ‘pikë e pese’ për këtë temë; presidenti në njërën anë, kryeministri në drejtimin e kundërt, madje edhe brenda vet qeverise ku është edhe zoti Hoti, dikush i bie thumbit e dikush patkoit, atëherë e kupton se sa e nevojshme është që këta njerëz fillimisht të merren vesh ndërmjet vete!”, ka shkruar Nitaj në llogarinë e vet në “Facebook”.

/Epoka e re/

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Reshjet e shumta të shiut që kanë rënë 48 orët…