Juventusi shumë i fortë për Interin (Video)

08 mars 2020 | 22:53

Juventus bën një provë shumë pozitive në derbin ndaj Interit. Në “Allianz Stadiumin” e boshatisur nga frika e koronavirusit, skuadra torineze fitoi 2-0. Pjesa e parë ishte me një ritëm të kënaqshëm me të dyja skuadrat që krijojnë shanse të mira shënimi. Mungesa e tifozëve duket se ndihet pak, pasi të dyja ekipet luajnë me një ritëm shumë të lart.

Në fillimin e fraksionit të dytë, Interi e nis në sulm, por do të befasohej nga kampionët e Italisë. Në minutën e 54-t, Ramsey përfitoi nga një aksion i gjatë duke e devijuar topin në rrjetën e Handanoviq.

Sarri hedh në fushë edhe Dybala-n, teksa do të shpërblehej menjëherë për këtë zgjedhje. Në minutën e 67-të, La Joya bën një finte të bukur në zonën e zikaltërve dhe më pas arrin që të shënojë me këmbën e djathtë.

Ronaldo luajti ndeshjen e 1000 zyrtare në karrierë, por pa mundur që të lërë gjurmë. Juventus merr kryesimin pas kësaj fitoreje me 63 pikë, 1 më shumë se Lazio, ndërkohë që Interi mbetet në kuotën e 54 pikëve.

 

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Me rastin e shënimit të 8 Marsit, Ditës Ndërkombëtare të…