Ambasada e Kosovës në Itali fton shtetasit e vet që jetojnë atje t’u shmangen ambienteve publike

09 mars 2020 | 10:15

Ambasada e Kosovës në Itali iu bën thirrje të gjithë qytetarëve të Kosovës që jetojnë dhe punojnë në Itali t’i shmangen ambienteve publike, që t’i shmangen ambienteve publike shkaku i koronavirusit.

Sipas një njoftimi në faqen e tyre zyrtare në “Facebook”, ata thonë se Ambasada do të jetë në gatishmëri të qytetarëve që kanë nevojë për shërbime.

“Në kuadër të dispozitave dhe masave të Qeverisë italiane lidhur me emergjencën e krijuar nga COVID-19, dhe për sigurinë e të gjithë shtetasve kosovarë dhe të stafit të Ambasadës së Republikës së Kosovës në Romë, i bëjmë thirrje shtetasve tanë që të reduktojnë lëvizjet dhe fluksin në zyrat dhe ambientet publike, duke qëndruar në shtëpi pranë familjeve”, thuhet në njoftim.

Ambasada ka vënë në dispozicion edhe një numër kontaktues, përmes të cilit qytetarët mund ta kontaktojnë.

“Lutemi, për çdo emergjencë, telefononi tek numri në dispozicionin tuaj 24/7: + 39 327 452 6991”, shkruan tutje në njoftim.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Shkruan: Nait Hasani Njëzetë vite UÇK-ja, përballet me gjykata. Në…